AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 20:08

Ançeloti: Fiorentina prioriteti, pastaj Champions

Ançeloti: Fiorentina prioriteti, pastaj Champions

Napoli pret Fiorentinën ditën e nesërme, ndërsa në mesjavë i vjen radha Champions Ligës dhe Cërvena Zvezdës. Karlo Ançeloti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me ekipin “viola”, duke komentuar mbi situatën dhe formën e ekipit. Humbja me Sampdorian është lënë pas dhe djemtë e Ançelotit dëshirojnë të rikthehen te fitorja për shumë shkaqe. Trajneri ndalet dhe te çështja e shiritit të Davide Astorit dhe e mbyll me filozofinë e tij të futbollit.

Fiorentina – “Grupi është i kompletuar. Dikush si Milik dhe Mertens janë pak të lodhur, por do i rikuperojmë deri nesër. Ata luajtën nga 90 minuta me Poloninë dhe Belgjikën. Insinje është mirë, nuk luajti ndeshjen e dytë me Italinë dhe është rikthyer i freskët dhe i motivuar. Në fillim vjen Fiorentina dhe pastaj Cërvena Zvezda. Ekipi i Fiorentinës ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para dhe kanë lojtarë të mirë dhe të rrezikshëm.

I respektojmë, por duam të fitojmë për të rritur vetëvlerësimin, që ka rënë pak pas humbjes në Xhenova. Nuk mendoj që djemtë do të mendojnë për ndeshjen e vjetshme. Kemi provuar disa gjëra dhe besoj se do arrijmë t’i realizojmë në ndeshje.”

Mbrojtja – “Nuk mendoj që kemi faza mbrojtëse është e cunguar, sepse kundër skuadrave të mëdha nuk kemi lejuar shumë hapësira. Do të kthehemi të jemi solidë në mbrojtje. Kam lexuar kritika të ashpra, por do të shfrytëzojmë të gjithë elementët e kontingjentit tonë dhe do të bëjmë rrotacion.

Në tre ndeshjet e para nuk kemi patur intensitetin e duhur në pjesët e para. Megjithatë, gabime të vogla si të Zielinskit dhe Hysajt në Xhenova, po na kushtojnë dhe duhet të jemi më të vëmendshëm me detajet.”

Shiriti i Astorit – “Është minimalja që Davide të kujtohet nga shokët e tij nëpërmjet shiritit të kapitenit. Futbolli ka probleme më të mëdha dhe është humbur shumë kohë duke diskutuar me këto gjëra.”

Kombëtarja – “Mançini ka një detyrë shumë të vështirë. Në këtë moment nuk po shprehim cilësi të shkëlqyera dhe shumë lojtarë të rinj kanë pak eksperiencë ndërkombëtare.”