TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e hënë do të shënojë nisjen e procesit gjyqësor për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, për të cilën është akuzuar dhe një i ri shqiptar.
Prindërit e saj do të përballen për herë të parë me dy të akuzuarit për vrasjen e vajzës së tyre, përkatësisht shqiptarin Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras.
Procesi gjyqësor do të nisë me dëshminë e prindërve të studentes.
Edhe pse dhjetëra njerëz u morën në pyetje përgjatë 9 muajve, vetëm 11 dëshmitarë, më të rëndësishmit, do të dëshmojnë përfundimisht në gjykatë.
Sipas mediave greke, zyrtarë të portit, banorë vendas që gjetën viktimën, një mik i Elenit dhe të afërm të të akuzuarve, do të dëshmojnë në gjykatë, ndërsa dy të pandehurit do të transferohen në Gjykatën Athinës nën masa të rrepta sigurie.
Që nga e premtja në mëngjes ata janë transferuar në burgun Korydallou për gjykim.
“Ndihem e tmerruar. Nuk ka gjë më të keqe për një nënë sesa të shikojë vrasësit brutalë të fëmijës së saj", është shprehur nëna e studentes greke.
Si për ironi të fatit, gjyqi fillon dy ditë para ditëlindjes së Elenit.
Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë dhunuar për vdekje dhe më pas hodhën trupin në det të studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vitin e shkuar në ishullin Rodos.
Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras pranojnë të dy përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi me hekur në kokë studenten dhe që më pas mori vendimin për të hedhur trupin në det.
Muaj më parë, 20-vjeçari shqiptar u dhunua në qeli nga të burgosurit e tjerë. Për këtë arsye, ai u zhvendos në burgun e Grevenas ku ndodhej bashkëpunëtori i tij.
Akuzat me të cilat përballen dy të akuzuarit janë vrasje dhe përdhunim në grup.