AKTUALITET, 11 Janar 2020, 22:34

Incidenti/ Irani arreston ambasadorin britanik gjatë protestave të dhunshme në Tehran

Incidenti/ Irani arreston ambasadorin britanik gjatë protestave të
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Iran, Rob Macaire, është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tehran. Ky lajm është raportuar në agjensinë vendase të lajmeve Tasnim dhe në disa media britanike. Ambasadori ka qenë prezent gjatë demostratave përballë Universitetit Amir Kabir në Tehran dhe është arrestuar me argumentin, se ka "nxitur" turmën. Daily Mail raporton se ambasadori ka fotografuar protestuesit. Raportohet se pasi është ndaluar dhe mbajtur për një kohë të shkurtër, ambasadori britanik është liruar.

Qytetarët iranianë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar dorëheqjen e Ayatollah Ali Khameneit, pasi regjimi pranoi se ka qëlluar dhe rrëzuar avionin ukrainas me 176 civilë, të cilët humbën jetën.

/TPZ.al/