AKTUALITET, 11 Janar 2020, 18:15

EMRI/ Shqiptari shtypi motoristin, ja dënimi i rëndë që mori nga gjykata

EMRI/ Shqiptari shtypi motoristin, ja dënimi i rëndë që mori

Një shqiptar ka marrë dënimin më të ashpër të mundshëm, pasi shtypi në gjendje të dehur me makinën e tij një drejtues motori.

Gjykata i ka hequr patentën shqiptarit Naim Xhumari, ndërkohë që e ka dënuar edhe me shtatë vite heqje lirie.

49-vjeçari, mëngjesin e datës 27 maj ka shtypur një drejtues motori, ndërsa udhëtonte në krahun e kundërt në rrugën Casilina.

Viktima e këtij aksidenti u bë shtetasi Davide Carmelo Marasco, i martuar, i cili ishte baba i një djali 9-vjeçar.