AKTUALITET, 11 Janar 2020, 20:30

Liverpulin nuk e ndal as Murinjo, të kuqtë marshojnë drejt titullit të Premier League

Liverpulin nuk e ndal as Murinjo, të kuqtë marshojnë drejt

Liverpulin nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sezon të Premier League. Të kuqtë kanë marrë fitoren e radhës në transfertë përballë Totenhemit të Hoze Murinjo, teksa i mposhtën këta të fundit me rezultatin 0-1, falë një goli të Firminjos.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop nuk kanë pësuar asnjë humbje në këtë sezon dhe tashmë titulli duket një pronë e tyre. Sa i përket ndeshjes, ajo ishte me ritëm pasi të dyja klubet kërkonin maksimumin. Të kuqtë dominuan në pjesën e parë duke krijuar shumë raste, derisa Firminjo lëvizi bukur në zonë pas një pasimi të Salah dhe finalizoi golin e vetëm të takimit.

Në fraksionin e dytë, londinezët provuan me të gjitha mënyrat por prapavija dhe portieri i Liverpul, Alison rezistuan deri në fund të 94 minutave të luajtura. Kështu, Klop triumfoi ndaj Murinjos ndërsa Liverpuli prek kuotën e 61 pikëve. Ndërkaq, Totenhemi renditet në vendin e tetë me 30 pikë, plot nëntë pikë larg zonës Champions që është edhe objektivi i klubit.