AKTUALITET, 21 Janar 2020, 19:00

‘Të fortët’ i bëjnë karshillëk policisë në mes të Tiranës, shihni këto pamje (VIDEO)

‘Të fortët’ i bëjnë karshillëk

Kjo video po bën xhiron në rrjetet sociale. Nj makinë tip “Benz AMG” bën “drift” para komisaritatit nr. 6 në Kombinat, sikur kjo të ishte diçka krejtësisht normale.

Videoja është publikuar në faqen e Instagramit “Rich KidsTirana” me komentin: ” kush tjetër përveç meje xhiro para shtetit”.

Në një moment tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por asgjë nuk ndodh më tepër.

Përvecse me këtë xhirim gomash është rrezikuar jeta e kalimtarëve, kjo është gjithashtu edhe një sfidë e hapur ndaj autoritetit të Policisë së Shtetit.

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/video-makina.mp4"][/video]