AKTUALITET, 12 Maj 2020, 08:49

Njëmbëdhjetë persona të arrestuar, goditet banda italo-shqiptare e drogës

Njëmbëdhjetë persona të arrestuar, goditet banda


Këtë mëngjes policia italiane ka shkatërruar një bandë Italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për njëmbëdhjetë persona të arrestuar, tetë prej tyre janë lënë në burg, dy me detyrim për paraqitje dhe një me nënshkrim në policinë gjyqësore.

Urdhër arrestet mbanin firmën e Prokurorisë vendore, pas një hetimi disa mujor për trafikun e lëndëve narkotike në Ravena e zonat përreth saj, raportojnë mediat italiane.

Në këtë operacion morën pjesë 50 forca policore. Ata arritën të shkatërrojnë një celulë të trafikut të drogës në zonë. Të arrestuarve iu janë gjetur përveç drogës, edhe armë e para të gatshme.

Nuk jepen detaje të tjera nga policia italiane lidhur me shqiptarët ose identitetet e tyre.

/TPZ.AL