AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 13:06

“Të arrihet marrëveshje për Zgjedhoren”, Basha i përgjigjet komisionerit të BE: Opozita e gatshme për të përmbyllur procesin

“Të arrihet marrëveshje për Zgjedhoren”, Basha i

Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme. “Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”- u shpreh Basha.