TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga reperet më të njohura shqiptare ka folur së fundmi hapur në emisionin “Shiko Kush LUAN”.
Përpos performancës në studio, reperja u bë pjesë e lojës ‘Paintball’, ku pati jo pak për të zbuluar.
Tayna është shprehur se Loredana është në kulmin e karrierës, megjithatë ajo do ta dëshironte një bashkëpunim me Mozzik.
Ndërsa Ledri Vulën këngëtarja e ka zgjedhur si reperin që pëlqente më shumë para famës por ajo ka treguar se në makinë dëgjon MC Kreshën.
Për Majkun ajo u shpreh se është si ‘i rënë nga fiku’, Për sa i përket ‘diss’-eve, Tayna ka deklaruar se nuk do t’i bënte asnjërit e sidomos asnjërës prej kolegeve.
Po kështu ajo ka folur hapur edhe për mashkullin ideal.
Ajo është shprehur se asnjë nga reperët e shfaqur në fotot përballë saj nuk përmbushte kriteret e mashkullit ideal. Sipas saj me asnjë prej tyre nuk do të donte një lidhje.