LIFESTYLE, 4 Janar 2020, 13:44

E fshehu sa mundi! Soni Malaj publikon FOTO me të dashurin më të ri në moshë


Këngëtarja Soni Malaj ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave rozë me jetën e saj private.

Pas ndarjes me bashkëshortin e saj italian, Mirkon, Soni prej disa vitesh është në një lidhje me Klevin.

Edhe pse Klevi nuk është pjesë e jetës publike, sërish ka tërhequr mjaft vëmendje pasi Soni ka zgjedhur që të mos flasë për të publikisht.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto, ku çifti shfaqen bashkë dhe mëse të dashuruar.