TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëtimi i Gonzalo Higuanit ne Argjentinë ka ndezur disa polemika, por nga Amerika e Jugut vjen lajmi se e ëma s futbollistit të Juventusit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai që e sjell lajmin është gazetari i rrjetit CNN në Argjentinë, Hernan Kastijo, i cili motivon udhëtimin urgjent të futbollistit nga Torino në Buenos Aires.
Në të vërtetë, Higuain kishte ditë që kishte kërkuar leje, por klubi i Juves ia kishte mohuar futbollistit largimin nga karantina, deri ditën e djeshme, pasi edhe prova e tamponit të dytë të Koronavirusit ka rezultuar negativ. Kjo masë ka qenë e detyrueshme pas pozitivitetit të dy futbollistëve bardhezi, Blez Matuidi dhe Daniele Rugani.