TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Uest Bromuiç, Çarli Austin, ka zbuluar se është diagnostikuar me koronavirus. Futbollisti 30-vjeçar është i izoluar prej një jave në shtëpi dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij që të shtunën e kaluar, kur iu shfaqën simptomat e para.
“U ndjeva sikur dikush më kishte hedhur një kovë me ujë sipër meje, pasi isha qull”, pranoi ai për “The Telegraph” duke treguar simptomat e para. Ai zbuloi gjithashtu se i kishte thënë familjes së tij se nëse do të merrte ndokush virusin, shpresonte të ishte ai.
“Ndjeja se isha më në formë se të gjithë dhe i shëndetshëm, ndaj mund ta përballoja. Pasi kam kaluar një javë me të, unë do t’u thosha të gjithëve, edhe atyre që janë 20 dhe 30-vjeçarë “mos e merrni lehtë, është shumë serioze”. Kam mësuar se njerëzit që nuk e kanë marrë këtë virus, vazhdojnë jetën e tyre normalisht, edhe unë këtë po bëja javën e kaluar. Jo se nuk e kisha parë me seriozitet koronavirusin. Por kjo është jashtëzakonisht serioze dhe duhet ta shohim si të tillë”, tha Austin.