TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ndër personazhet më të spikatur, aktori i humorit Olsi Bylyku që u bë i famshëm në “Portokalli” tashmë është jo vetëm pjesë e aktrimit, por e moderimit dhe e muzikës. Pak kohë më parë ai na prezantoi me të dashurën e tij, Egi.
I ftuar në emisionin më të fundit të Roza Latit “Bukë me vete”, Olsi Bylyku ka rrëfyer detaje që nuk i denim. E dashura e tij Egi ka studiuar për kanto dhe ka shkruar tekstet e këngëve më të bukura të aktorit të humorit.
Olsi Bylyku tregoi për talentin e madh në muzikë të Egit dhe pranoi se në njëfarë mënyre është dhe asistentja e tij personale: “Ajo është mbështetja ime më e madhe, është asistentja ime, më ndihmon në të gjitha projektet e mia”.