AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 16:36

Talebanët morën Kabulin, Presidenti i Afganistanit braktis vendin, largohet për në Taxhikistan

Talebanët morën Kabulin, Presidenti i Afganistanit braktis vendin,

Presidenti i Afganistanin, Ashraf Ghani ka lënë vendin e tij për t’u larguar në Taxhikistan. Ky veprim i shpejtë vjen pasi talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe po marrin edhe institucionet.

Ministri i Brendshëm njoftoi lajmin e largimit të Presidentit teksa zyra e Ghani thotë se largimi është bërë për arsye sigurie.

Në fakt talebanët me hyrjen në qytet ishin duke e kërkuar Presidentin Ghani teksa më parë i kishin bërë thirrje të dorëhiqej.