AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 15:13

Sërish mbi një mijë raste me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen edhe katër viktima

Sërish mbi një mijë raste me COVID-19 në Kosovë,

Kosova ka regjistruar për të disatën ditë radhazi mbi mjë mijë raste me COVID-19. Këtë të dielë kanë qenë 1096 të infektuar.

Po ashtu katër pacientë kanë humbur jetën së fundmi.

53 qytetarë të tjerë janë shëruar nga COVID-19.