AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 16:07

Aksident në Elbasan, përplasen tre automjete, shkak shpejtësia e lartë

Aksident në Elbasan, përplasen tre automjete, shkak shpejtësia e

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Vidhas-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe sipas burimeve nga vendngjarja bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht drejtuesit dhe pasagjerët e të tri automjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze edhe pse përplasja e automjeteve ka qenë jashtëzakonisht e fortë për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po qarkullonin në momentin e ndodhjes së aksidentit.