AKTUALITET, 18 Prill 2021, 18:08

Takimi i LSI në Durrës, Elona Guri, mesazh fuksave të PS-së: U njohim me emra dhe fytyra. Mos guxoni!

Takimi i LSI në Durrës, Elona Guri, mesazh fuksave të PS-së:

Lëvizja Socialiste në Durrës ka zhvilluar sot takimin me kandidatët në Durrës, në një takim madhështor.

Me mijëra qytetarë kanë dalë të presin kryetaren e LSI dhe kandidatët.

Kryesuesja e listës së LSI, Elona Guri u shpreh se LSI në Durrës do të arrijë një rezultat spektakolar për tu dhënë fund abuzimeve të qeverisë.

Në fjalën e saj, Guri pati një mesazh direkt dhe për drejtuesit e PS dhe patronazhistët që tentojnë të manipulojnë zgjedhje me presione ndaj qytetarëve.

“Ja u dimë emra, ja u dimë fytyrat. Mos guxoni se nuk na intimidoni dot. LSI është partia e shpresës, e fjalës së mbajtur. Është partia e shqiptarëve”,- tha Elona Guri.