AKTUALITET, 18 Prill 2021, 17:26

“Po vjen Luli”, brohoritje dhe flamuj, Basha mes demokratëve të Vaut të Dejës

“Po vjen Luli”, brohoritje dhe flamuj, Basha mes demokratëve

Rrugës për Blinisht të Vau Dejës, demokratët i zunë “pritë” Lulzim Bashës me brohoritje dhe thirrje “Rama ik”. Lideri i PD-së ka ndaluar duke hyrë mes demokratëve nën thirrjet e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Pas përshëndetje, kryedemokrati ka vijuar rrugëtimin për në takimin e radhës në javën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.