AKTUALITET, 18 Prill 2021, 15:12

SHBA, tre të vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri në Uiskonsin

SHBA, tre të vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri në

Gjatë një incidenti me armë zjarri të dielën herët në mëngjes në një tavernë në shtetin e Uiskonsinit u vranë tre persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i departamentit të policisë.

Të shtënat ndodhën në tavernën “Somers House” e cila ndodhet në në Somers të kontesë Kenosha, tha rreshteri David Wright.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes nuk është kapur ende. Zoti Wright tha se incidentit dukej të ishte “i izoluar dhe me objektiv të përcaktuar”, dhe se autoritetet nuk besojnë se publiku i gjerë ishte në rrezik.

Zyrtarët po punojnë për të përcaktuar identitetin e personave që humbën jetën. Dy të plagosurit u dërguan në një nga spitalet e zonës.

Rruga që çon tek taverna vazhdon të jetë e mbyllur ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin më të fundit në një varg incidetesh të tilla me armë zjarri në të gjithë vendin, përfshirë vrasjet e tetë personave në një objekt të kompanisë FedEx të enjten në Indianapolis.

Muajin e kaluar, katër persona u vranë me armë zjarri në një zyrë në Kaliforni, tetë të tjerë u qëlluan për vdekje në një sallon bukurie në zonën e Atlantës dhe 10 persona humbën jetën gjatë një incidenti me armë zjarri në një supermarket në Boulder të Kolorados./VOA/