BOTA, 8 August 2026, 13:12

Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë/ Gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji elektrike (Video)

Tajfuni “Dolphin” ka goditur prefekturën jugore Okinawa të Japonisë, duke shkaktuar të paktën gjashtë të plagosur dhe ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 50 mijë ndërtesa.

Sipas autoriteteve lokale, pesë persona të moshuar në Okinawa kanë pësuar lëndime, tre prej të cilëve janë rrëzuar për shkak të erërave të forta. Lëndimet nuk raportohet të jenë kërcënuese për jetën. Një person tjetër është plagosur në prefekturën Kagoshima.

Stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha edhe me furnizimin me energji elektrike. Rreth 39 mijë ndërtesa kanë mbetur pa energji në Kagoshima, ndërsa në Okinawa janë prekur më shumë se 12 mijë ndërtesa.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kompanitë ajrore japoneze ANA dhe Japan Airlines kanë anuluar fluturimet për në dhe nga Okinawa.

Ndërkohë, edhe Kina ka marrë masa paraprake për përballimin e tajfunit. Autoritetet kanë mbyllur porte dhe kanë pezulluar shërbimet e trageteve, pasi “Dolphin” pritej të godiste edhe bregun lindor të vendit.

Autoritetet japoneze dhe kineze po monitorojnë situatën, ndërsa priten ndërprerje të mëtejshme të transportit dhe shërbimeve në zonat e prekura nga tajfuni.