BOTA, 7 August 2026, 22:50

Dhjetëra sulme ruse në rajonin Dnipropetrov të Ukrainës/ Humbin jetën dy persona, plagosen gjashtë të tjerë

Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, forcat ruse kanë kryer rreth 50 sulme në pesë zona të rajonit, duke përdorur dronë, bomba dhe artileri.

Dy viktimat janë regjistruar pranë qytetit Nikopol, një zonë e goditur shpesh nga sulmet, e cila ndodhet pranë lumit Dnieper, përballë centralit bërthamor të Zaporizhzhias.

Një prej të plagosurve raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Rajoni i Dnipropetrovskut është një nga zonat që përballet vazhdimisht me sulme gjatë luftës në Ukrainë, veçanërisht për shkak të afërsisë me vijat e frontit.