AKTUALITET, 21 Shkurt 2020, 19:18

U vetëvar me çarçaf në qelinë e burgut, 43-vjeçari babai i katër fëmijëve ishte arrestuar për 12 mijë lekë të vjetra

U vetëvar me çarçaf në qelinë e burgut,

Një i burgosur që i dha fund jetës në qelitë e burgut ishte arrestuar për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra dhe qëndronte prej muajsh në qeli në pritje të vendimit.

I ndjeri është Bilbil Hasani, 43 vjeç me origjinë nga Kukësi.

“Fatkeqësi të vetëvaresh dhe të vdesësh brenda qelisë së burgut kur ke vjedhur vetëm 12 mijë lekë të vjetra dhe ke tre muaj pa një vendim gjyqësor!!! TURP!”- shkruan avokati i njohur, Saimir Visha.