AKTUALITET, 21 Shkurt 2020, 20:04

Shtëpitë po mbushen me shkumë deti e suva, ku ti fusim fëmijët?’ Rama acarohet me banorët dhe lë bisedën në mes

Shtëpitë po mbushen me shkumë deti e suva, ku ti fusim


Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës, ku edhe ka inspektuar nga afër rikonstruktimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sapo ka dalë jashtë, kreu i qeverisë është thirrur nga banorët e pallatit të cilët ishin mbledhur jashtë duke e pritur për t’i shpalosur shqetësimet e tyre lidhur me procesin e punës. Ata kanë pretenduar se tullat dhe disa pjesë të strukturës duhet të rivendoseshin të reja dhe jo të sovatoheshin sipër. Pasi ka dëgjuar ankesat e tyre numri një i maxhorancës, nuk ka insistuar shumë në kthimin e përgjigjeve por është larguar duke ua lënë fjalën në gojë.

PJESË NGA BISEDA:

Banorja: Jemi banorë të pallatit këtu…

Rama: Po tani po punohet…

Banorja: Brenda jo…

Rama: Po unë isha brenda, po punohet aty…

Banorja: Brenda shtëpisë time ishe?

Rama: Nuk e di kush është shtëpia jote…

Banorja: Në katin e dytë është shtëpia ime….

Rama: Po do ti vij radha se kanë filluar nga lart poshtë…

Banori: Po aty është mbushur bodrumi plot me ujë. Në katin e 11 janë tonelata hekura palestre.  Mos na hidh hi syve o kryeministër. Kush na jep garanci që të futemi brenda? Po firmosi ndonjë do futem bashkë me tre fëmijët brenda.

Rama: Nuk e di palestrën dhe nuk shkova në bodrum, por po u them se bëhet nga lartë poshtë riparimi. As ti as unë nuk jemi ustallarë. Lejet janë dhënë dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po them që e pashë vetë. Nuk bëhet kjo brenda ditës. Ata nuk e dinin që do vija unë fare.

Banorja: Unë kam akt konstatimin që thotë se është i pabanueshëm por i riparueshëm. Ata e mbushin me shkumë deti dhe me suva. Ajo do hedhur në tokë e do bërë nga e para.

Rama: Po e kanë parë inxhinierët. Ti i njeh inxhinierët? Nga i dallon ti nga njerëzit e tjerë? Aaaa mirëë… *ikën

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/265039327811486/