AKTUALITET, 21 July 2026, 21:53

Stuhi e fortë godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

15.PNG

Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte qytetin bregdetar të Vlorës, në një kohë kur zona ndodhet në kulmin e sezonit turistik.

Qyteti është përfshirë nga erëra të forta dhe shkarkesa elektrike, ndërsa pushuesit janë detyruar të largohen nga plazhet për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.