TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur këtë të martë protesta e paralajmëruar në Prrenjas kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon një bashkim të mundshëm të kësaj bashkie me Librazhdin.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe, sipas organizatorëve, manifestimi po zhvillohet pa simbole apo parulla partiake.
Banorët kërkojnë që Prrenjasi të ruajë statusin e tij si bashki e veçantë dhe kundërshtojnë çdo plan për bashkimin administrativ me Librazhdin.
“Jemi kundër, në asnjë mënyrë nuk duhet bërë kjo. Ka zona të tjera që mund të lëvizen. Do ta kundërshtojmë këtë deri në fund”, tha një banor.
“Do të bllokojmë rrugën nacionale, se ndryshe me këta nuk ‘çahet’”, tha një tjetër.
"Nuk jemi dakord me këtë. Pse të shkoj unë për një firmë në Librazhd. Bashkinë këtu nuk e lëviz njeri”, tha një qytetare.
Qytetarët kanë paralajmëruan se protestat do të vijojnë nëse propozimi për bashkimin me Librazhdin mbetet pjesë e diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale.