TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale.
Kjo çështje pritet të shtyhet për një seancë tjetër plenare për shkak se seanca e së hënës u ndërpre dhe çështjet e mbetura në rend dite të saj janë spostuar për t’u shqyrtuar në seancën e së enjtes.
Sipas burimeve, të enjten paradite pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë për datën e zhvillimit të kësaj seance, ndërsa si datë më e mundshme po diskutohet 27 korriku.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, të dyja forcat politike, PS dhe PD, po përgatisin raportet e tyre. Mbetet për t’u parë nëse këto raporte do të përmbajnë edhe propozime konkrete për ndarjen e re territoriale, për numrin dhe emrat e bashkive.