AKTUALITET, 21 July 2026, 21:34

Kundërshtarët e 'Paketës së Maleve', Rama: 90% janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

rama edi.PNG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të gjithë ata që kritikojnë ‘Paketën e Maleve’. Teksa ka shpërndarë disa nga komentet që i kanë bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se 90% e tyre janë profile fallco.

“Lexoni argumentat e kundërshtarëve të paketës së maleve dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…

 Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”, shkruan Rama.