TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ka protestuar njëlloj si studentët sot në vitin 1990.
“Ta bëj unë studentin sepse e kam bërë këtë që po bëni ju sot, kur kam qenë në moshën tuaj. E bëj unë studentin dhe hajde bëje ti kryeministrin dhe më mëson mua si ta bëj.”- ju drejtua Rama studentes.
Por Berisha shkruan se ai nuk ka marrë pjesë as dhe një orë të vetme, ndërkohë që vetë Rama ka pohuar sipas tij se ka qenë në Korfuz.
“Mashtrues ordiner, nuk ka marrë pjesë as dhe një orë të vetme. Vet ai ka pohuar se ishte në Korfuz dhe erdhi pas themelimit të PD por e përzunë si mish i huaj! Sb”- shkruan Berisha.