AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 16:35

Qindra qytetarë të Fushë-Krujës në protestë: Do nisemi drejt Tiranës/ VIDEO

Qindra qytetarë të Fushë-Krujës në protestë: Do

Disa qindra qytetarë të Fushë-Krujës kanë dalë në një protestë sot ku kanë bllokuar autostradën nga Miloti drejt Tiranës prej rritjes së çmimit të naftës, por dhe për çështje të tjera.

Gazetari Preng Shota raporton për Balkanweb se ata gjithashtu janë ngritur edhe në përkrahje të studentëve.

Ata thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke shkuar në Tiranë në mbështetje të studentëve atje.

Deri tani nuk ka pasur asnjë incident, nuk ka pasur as prani të policisë. Të gjithë automjetet kanë qëndruar pa lëvizur. Protesta ka zgjatur rreth 1 orë.