AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 11:05

Studentët hedhin letra higjenike në drejtim të Ministrisë së Arsimit/ FOTO

Letra higjenike janë lëshuar nga studentët në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Me mijëra të rinj që janë mbledhur përballë këtij institucioni i bëjnë thirrje ministres Lindita Nikolla që të tërhiqet dhe të pranojë uljen e tarifave në universitete.

Përveç letrave dhe thirrjeve kundër Nikollës, protesta e studentëve po vijon normalisht dhe pa incidente.

“Shkolla është e jona, jo biznes privat. Lindita Nikolla dil në bulevard”, është një prej thirrjeve që dëgjohen në protestë.

“Ulni tarifat. Shfuqizoni VKM-në”, është një tjetër thirrje e studentëve.