AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 13:39

Studentët e Korçës: Jemi kërcënuar nga pedagogë e segmente të politikës

Studentët e Korçës: Jemi kërcënuar nga pedagogë

Studentët e universitetit të Korçës kanë kërkuar gjithashtu që të plotësohen 10 kërkesa që ata kanë për Ministrinë e Arsimit, si dhe kanë premtuar se nuk do të ndalin së protestuari deri në realizimin e tyre.

Ata janë shprehur se kanë marrë kërcënime nga disa segmente të lidhura me politikën. Teksa i kanë kërkuar këtyre segmenteve të qëndrojnë larg studentëve, ata janë shprehur se kanë marrë kërcënime dhe nga disa pedagogë. Pavarësisht kësaj, studentët shtojnë se pjesa më e madhe e pedagogëve janë në mbështetje të tyre.