AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 17:58

Video/ Studentët demaskojnë Veliajn në zyrën e tij: Ti je vrasës i Ardit Gjoklajt, betonizove Tiranën

Video/ Studentët demaskojnë Veliajn në zyrën e tij: Ti je

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me disa studentë në zyrën e tij. Por, Veliajt i ka ndodhur një surprizë e pakëndshme gjatë takimit.

Aktivistët e "Lëvizja për Universitetin", i kanë kërkuar llogari Veliajt, për shumë çështje, mes të cilave karta e studentit dhe fakti se ajo nuk hyn në punë për thuajse asgjë, betonizimi i Tiranës, kur krybashkiaku premtoi "zero ndërtime" dhe vdekja e Ardit Gjoklajt.

Veliaj dëgjohet në video tek thotë se veprimet e studentëve "nuk janë etike".

VIDEO: