LIFESTYLE, 6 Janar 2021, 10:47

Stresi publikon videoklipin mes armëve dhe makinave luksoze

Stresi publikon videoklipin mes armëve dhe makinave luksoze

Reperi më i përfolur i momentit, Stresi duket se nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për muzikën.

Edhe pse në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për Klodian Rashën, Stresi duket se ka bashkuar forcat me reperin tjetër, Feron.

Dyshja kanë publikuar rreth një orë më parë, këngën e tyre “Mahall”, tekstin e së cilës e kanë realizuar vetë artistët.

Mirëpo, një vëmendje të madhe ka tërhequr videoklipi, në të cilin shfaqen armë, makina dhe ora luksoze.

Klikimet dhe padyshim komentet kanë qenë të shumta.