LIFESTYLE, 5 Janar 2021, 23:36

Rritja e rasteve me koronavirus shtyn ceremoninë e çmimeve "Grammy"

Rritja e rasteve me koronavirus shtyn ceremoninë e çmimeve

Ceremonia e çmimeve "Grammy" ishte caktuar për t’u zhvilluar më 31 janar, por është shtyrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Los Angeles. Lajmin e kanë dhënë revistat “Rolling Stones” si dhe “Variety”.

Dy revistat duke cituar shumë burime kanë thënë se ceremonia që ndanë çmimet më të larta në industrinë e muzikës mund të organizohet në mars.

Los Angelesi është duke përjetuar një rritje të numrit të rasteve me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Spitalet janë të ngarkuara, ndërsa autoritetet kanë marrë masa kufizuese.

Organizatorët e Grammy disa javë më parë kishin thënë se po shikojnë mundësinë që ceremoninë ta mbajnë pa audiencë dhe tapet të kuq.