LIFESTYLE, 4 Janar 2021, 15:40

Celentano: Kurrë nuk kam bërë vaksina, por jam dakord ta bëj tani

Celentano: Kurrë nuk kam bërë vaksina, por jam dakord ta bëj

Bashkëshortja ime, Claudia dhe unë kemi qenë të mbyllur praktikisht për një vit në shtëpi, deklaroi duke qeshur kantautori dhe këngëtari i adhuruar italian, Adriano Celentano në programin ”Domanica In”.

”A do ta bëni vaksinën antiCovid-19”, e pyeti drejtuesja e emisionit, Mara Venier.

”Unë kurrë nuk kam bërë vaksina, por jam dakord ta bëj tani”, shtoi Celentano.