LIFESTYLE, 4 Janar 2021, 16:16

Ndahet nga jeta aktorja e famshme e “007“

Ndahet nga jeta aktorja e famshme e “007“

Aktorja Tanya Roberts, e cila njihet më shumë për rolin e saj si një vajzë Bond në “Agjenti 007” ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së aktores, ndërsa raporohet se ajo nuk ndërroi jetë nga COVID.

“Jam i shkatërruar, kam qenë mik me Tanya për më shumë se 20 vite. Ajo ishte plot energji dhe gjithmonë kemi kaluar mirë bashkë. Ishte një ëngjëll i vërtetë,”– tha publicisti dhe miku i saj i vjetër, Mike Pingel.

Roberts u dërgua në spital më 24 dhjetor, pasi u rrëzua në shtëpinë e saj në Kalifornia pasi bëri një shëtitje me qentë në mëngjes.

E lindur në Victoria Leigh Blum, Roberts filloi karrierën e saj si modele para se të niste aktrimin. Ajo pati një karrierë 30-vjeçare në filma dhe TV.

Ajo kishte role kryesore në filmat e njohur “The Beastmaster” dhe “Sheena: Queen of the Jungle”

Ndërsa roli më ikonik i saj ishte ai i vitit 1985, ajo ku aktroi në ‘A Vieë to a Kill’, përballë Roger Moore në daljen e tij të fundit si “007”.