LIFESTYLE, 31 Korrik 2018, 12:31

Stresi në fakt na qenka një fëmijë i madh dhe Kejsi sapo e dëshmoi këtë

Reperi i njohur, Stresi dhe partnerja e tij Kejsi nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale po na tregojnë se janë më të dashuruar se kurrë më parë. Pavarësisht se u përfolën në mediat për një krizë mes tyre, ata na kanë treguar se janë duke shijuar një ndër periudhat më të bukura të lidhjes së tyre.

Ditët e nxehta të verës i kanë shfrytëzuar në maksimum për të bërë pushime buzë detit apo në pishina, vetëm apo në shoqërinë e miqve të tyre. Mirëpo sa herë që Kejsi shkon në pishinë me Stresin ka një problem të madh. Ai është si një fëmiëj i pabindur që nuk e ndjek asnjëherë rregulloren e pishinës dhe këtë na e ka treguar Kejsi nëpërmjet një postimi në Instastory, por edhe vet reperi.

“Çdo gjë Stresi e ka të vështirë ta ndjekë”, shkruhet sipër videos që ata kanë postuar në Instastory.

Me sa duket Stresi e ka të vështirë të vështirë të rezistojë pa u hedhur furishëm në pishinë, pa bërtitur, pa vrapuar apo edhe pa bërë çiçin në të.

[video width="480" height="854" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/38056501_294049854494159_657643083803970545_n.mp4"][/video]