TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri 6 vite më parë i dhanë fund lidhje së tyre të dashurisë duke zhgënjyer shumë prej fansave të tyre. Mirëpo marrëdhënia e tyre është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes që pas preformancës që ata kanë bërë në një koncert mbrëmjen e djeshme.
Ata kanë performuar së bashku në skenë në një koncert në qytetin bregdetar të Ulqinit dhe janë shfaqur më të afërt se kurrë më parë. Në video-t e publikuara në rrjetet sociale nga fansat e tyre shihet se si Ledi i fshin djersët Dafinës dhe ajo bën twerk para tij.
Madje në një video tjetër ata janë përqafuar dhe i kanë dhuruar edhe një puthje njëri-tjetrit.
Mirëpo momenti ku Dafina ulet dhe bën twerk para Ledrit ka çmendur jo vetëm reperin, por gjithë publikun që ishte i pranishëm në koncert.
Pikërisht këto mazhe kanë ngjallur dyshimet për një lidhje të re me tyre. Fansat janë duke u lutur për rikthimin e tyre, por gjithësi këto mund të jenë edhe një tregues për marrëdhënien e mirë që ata kanë ruajtur me njëri-tjetrin pas ndarjes.
[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/38099760_527880850982360_4093693364594016256_n.mp4"][/video]
[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/37849110_263290067593510_8319911217871192064_n.mp4"][/video]
[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/37570025_285357182014986_2393649178879197184_n.mp4"][/video]
[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/37294983_219221268675715_2573425506183544832_n.mp4"][/video]