LIFESTYLE, 31 Korrik 2018, 09:57

I tërhoqën veshin për fotot me bikini, Aulona Musta “thumbon” komentuesit

Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta.

https://www.instagram.com/p/Bl2pjcTB5KS/?taken-by=aulonamusta

E duket se këtë herë, problem është bërë një foto e publikuar ditën e sotme, ku Aulona shfaqet buzë detit.

“Vapë”, – shkruan Aulona krahas fotos që tërhoqi vëmendjen e fansave.

“Eheheh sa qesharake që je, me foto provokuese e kam fjalën. Por sa e bukur  të duket vetja e zhveshur bre, po mbaje për vete e burrin tënd këtë trup. Oj Zemër nuk ke nevojë me e nda me gjithë BOTEN ???”, i komenton një fans i saji “kritikues”.

Mirëpo Aulona nuk ka qëndruar e heshtur dhe i është përgjigjur.

“E zhveshur? Me rrobabanjo trup? Më fal se nuk e dija që në plazh shkohet me peliçe!”  – i kthehet komentuesit.

Ndërsa për skeptikun e rradhës, i cili u lodh nga fotot e plazhit, Aulona i përgjigjet: “Më vjen keq që u lodhe, se unë për vete me pushime jamë shumë e shplodhur”.