LIFESTYLE, 31 Korrik 2018, 10:19

Nuk merrni shumë pëlqime? Afërdita Dreshaj zbulon sekretin për pozën perfekte në “Instagram”

Afërdita Dreshaj është zhvendosur në Miami, ku po jeton lumturisht e martuar me bashkëshortin e saj. Dhe Afërdita nuk mund ta fshehë dot lumturinë, teksa çdo ditë përkëdhelet me surpriza dhe dhurata nga bashkëshorti i saj.

Por sot këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur mbi disa shkëmbinj buzë detit dhe ka një leksion për të gjithë ndjekësit e saj. Sipas saj, nëse ke një pamje të mirë, atëherë edhe fotoja do të jetë e bukur.

“I gjithë sekreti është tek pamja” – shkruan krahas fotos ajo.

Afërdita Dreshaj njoftoi pak ditë më parë se po punon për klipin e saj më të ri, që do të vijë për publikun shqiptar së shpejti.