LIFESTYLE, 30 Korrik 2018, 12:57

Nuk i del e keqja: Enca i paska bërë diss Noizy-t në mes të koncertit gjigant në shesh

Nuk i del e keqja: Enca i paska bërë diss Noizy-t në mes të

Sherri i tyre i bujshëm pas disa bashkëpunimeve, alarmoi fansat e dyshes Enca Haxhia dhe Noizy.

Sot ata nuk i kanë marrëdhëniet aspak të mira me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar as deklaratat ngacmuese edhe pse ka kaluar më shumë se një vit.

Kështu, Enca ishte e radhës që i bëri një diss reperit, dy ditë më parë në koncertin e mbajtur në Sheshin Skënderbej ku ishte i ftuar edhe Daddy Yankee.

Teksa Enca këndonte disa vargje të Noizy-t të këngës “Bow down”, fansat këndonin bashkë me të dhe Enca në fund bëri deklaratën e papritur:

“Jeni më të mirë se Noizy”, u tha ajo ndërsa publiku nisi të qeshte.