SPORT, 4 Shkurt 2026, 21:44

Zyrtarë të lartë sauditë presin rikthimin e Ronaldos te Al Ittihad, CR7 përgjigjet me një foto në rrjetet sociale

Zyrtarë të lartë sauditë presin rikthimin e Ronaldos te Al

Sipas Sky Sports, zyrtarë të lartë të Ligës Profesionale Saudite presin që Cristiano Ronaldo t’i japë fund “grevës” dhe të rikthehet në aksion këtë javë.

Ronaldo mungoi në fitoren 1-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh, por tani pritet të luajë të premten kundër Al Ittihadit, pasi besohet se ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me situatën e krijuar.

Ai nuk ishte parë pranë qendrës stërvitore të Al Nassr, ndërsa disa raportime pretendonin se ai ishte kthyer në Portugali përpara ditëlindjes.

Megjithatë, këto raportime nuk rezultuan të sakta, pasi Ronaldo është rikthyer sot në stërvitje, gjë që e ka konfirmuar vetë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku ka vendosur dy zemra me ngjyrat e klubit.