SPORT, 27 Prill 2026, 19:26

ZYRTARE/ Nuk pranon ofertën e federatës, largohet trajneri që dështoi në “play off” të Botërorit: Kërkoi kontratë më të gjatë

ZYRTARE/ Nuk pranon ofertën e federatës, largohet trajneri që

Françesko Kalzona zyrtarisht e ka mbyllur me Sllovakinë. Pasi dështoi në “play off” të Botërorit, ku u eliminua nga Kosova, trajneri italian nuk pranoi rinovimin e kontratës.

Federata sllovake i ofroi kontratë 2-vjeçare, ndërsa Kalzona kërkoi që të ishte më afatgjatë. Në fund, u vendos për mbylljen e bashkëpunimit.

Njoftimi i Federatës sllovake:

Në takimin e së hënës të komisionit të Federatës dhe Françesko Kalzonës, u arrit një marrëveshje përfundimtare për ndërprerjen e kontratës së trajnerit italian si trajner i ekipit kombëtar sllovak.

“Pas një diskutimi të hapur të ndërsjellë, u arrit një marrëveshje që Françesko Kalzona të mos vazhdojë të punojë me ekipin tonë kombëtar. Nuk pati marrëveshje për kohëzgjatjen e bashkëpunimit”, konfirmoi Karol Belanik, zëvendëspresident i Federatës. SFZ ofroi një kontratë për një cikël dyvjeçar, të cilën Kalzona e refuzoi, pasi ideja e tij ishte për një periudhë më të gjatë.