SPORT, 26 Maj 2025, 17:28

E ardhmja e Kontes, flet Lukaku: Do të bëj gjithçka që ta mbaj te Napoli

E ardhmja e Kontes, flet Lukaku: Do të bëj gjithçka që ta

Romelo Lukaku ka bërë të tijin një tjetër titull kampion ë Itali, këtë radhë me Napolin ku praktikisht bënë një mrekulli pasi pakkush mendonte se ky ekip do të ngjitej përsëri në majën e futbollit italian. Sot, Lukaku ka festuar me shokët e skuadrës këtë titull, duke lëshuar deklarata për “RAI”-n direkt nga autobusi i hapur me të cilën po bënte paradën ekipi në qytet.

“Shumë emocione, kemi bërë një punë të mirë dhe jam i lumtur për gjithë këta njerëz, përveçse për ne, skuadrën, klubin, trajnerin. Nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe e merituam këtë sukses.

Si më bindi Konte? Telefonata zgjati 15 sekonda, sapo pashë numrin e tij, e kuptova menjëherë dhe u bëra gati. Pastaj prita derisa të isha mirë dhe kemi nisur rrugëtimin. Duhet të jemi të lumtur.

E ardhmja? Dua t’i gëzohem këtij momenti, kam një kontratë trevjeçare dhe do të bëj gjithçka që ta mbaj këtu. A kam folur me të? Po, flas gjithmonë, i kam thënë të qëndrojë”, tha Lukaku gjatë festimeve.