TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bernardo Silva u ka dhënë fund të gjitha dilemave rreth të ardhmes së tij. Mesfushori portugez i Mançester Sitit, ka vendosur që të vazhdojë karrierën në radhët e “qytetarëve” dhe këtë tashmë e ka bërë të qartë jo vetëm duke refuzuar ofertat që i erdhën nga PSG dhe Arabia Saudite.
Klubi anglez bëri të ditur se ka rinovuar kontratën e futbollistit, i cili ishte shumë i tunduar për t’u larguar, deri në vitin 2026, duke shtuar me një vit marrëveshje ekzistuese.
Bernardo Silva ka qenë pjesë kyçe e suksesit të Mançester Sitit në këto vite e sidomos në sezonin e kaluar ku skuadra fitoi titullin, Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve. Në 308 ndeshje me fanellën e Sitit, të cilit iu bashkua në vitin 2017, Bernardo Silva ka fituar 5 tituj të Premier Ligës, 2 Kupa FA, 4 Kupa të Ligës, 2 Superkupa të Anglisë, Ligën e Kampioneve dhe Superkupën e Europës.