TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Karlo Ançeloti mendon se janë katër skuadra të cilat këtë vit do të luftojnë për titullin kampion në Serinë A dhe një katërshe tjetër që do i ndjekë. Trajneri i njohur italian, aktualisht në pankinën e Real Madrid, ka folur gjatë për kampionatin italian në një intervistë të dhënë për “Radio Serie A” duke u ndalur te ato që sheh ai si skuadrat të cilat do të diktojnë ritmin në këtë sezon.
“Seria A është një kampionat gjithmonë shumë i ndjekur në Spanjë, pasi ka shumë skuadra të rëndësishme. Këtu ndiqet më shumë se sa Premier Liga.
Lufta për titull? Janë katër skuadra në rresht të parë: Napoli, Milani, Interi dhe Juventusi. Pastaj në rreshtin e dytë janë Roma, Lacio, Atalanta dhe Fiorentina që do të mundohen të qëndrojnë aty pranë.
Këtë vit Juventusi, të cilin e përballëm në SHBA, me faktin që nuk ka kompeticione europiane për të zhvilluar, mund të jetë një skuadër e rrezikshme. Napoli ka bërë një ndryshim të fortë brezash, duke arritur që të blejë lojtarë të rëndësishëm, sidomos një prej sulmuesve më të fortë në Europë i cili është Osimhen. Dhe ky ndryshim radikal bëri të mundur që të fitonte titullin”, tha ndër të tjera Ançeloti.