TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit.
Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajnë për rezultat historik.
Në pjesën e parë nuk pati gol, edhe pse ritmi ishte i lartë.
Kapiteni i “Tre Luanëve, Harry Kane, zhbllokoi rezultatin në minutën e 74-t, duke i dhënë avantazhin miqve. GOLI i KANE
Pak më vonë, sulmuesi i Bayern gjeti edhe të dytin. VIDEO
Ishte pikërisht një nga momentet më të mira të përfaqësueses tonë, ku patëm disa raste me Bajramin, apo edhe me Hoxhën.
81′ Gjimshiti provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
80′ Bellingham shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Brojës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
76′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Armando Broja.
75′ Dy zëvendësime te Anglia. Largohen Wharton dhe Bowen, në vendet e tyre futen Anderson dhe Rashford.
74′ Gol Anglia 0-1/ Pas një këndoreje, topi nuk largohet siç duhet dhe Kane e shtyn drejt rrjetës.
67′ Topi ngel te Bajrami, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
66′ Bajrami hedh një kros drejt zonës, por topi kontrollohet nga Henderson.
65′ Saka merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por Strakosha arrin ta ndalë sërish.
63′ Dy zëvendësime te Anglia, Eze dhe Rice, në vendet e tyre futen Saka dhe Foden.
60′ Një top ngel në zonë dhe Bellingham godet mbi kuadrat.
57′ Bellingham jep një top për Eze, i cili godet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm duke i mohuar golin.
51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.
50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.
47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.