TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi përballet me një shqetësim të ri në prag të derbit ndaj Milanit, pasi Denzel Dumfris ka pësuar një problem fizik gjatë grumbullimit me kombëtaren holandeze.
Mbrojtësi i djathtë nuk u përfshi në listën e Ronald Koeman për ndeshjen kundër Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij. Sipas raportimeve të “NOS”, Dumfris është ndalur gjatë stërvitjes së së martës dhe ka diskutuar menjëherë me stafin mjekësor, i cili ka preferuar ta mbajë nën vëzhgim pa e rrezikuar.
Futbollisti nuk ka braktisur grumbullimin, një shenjë që sugjeron se bëhet fjalë për një problem të lehtë, por situata mbetet e paqartë. Interi po ndjek me vëmendje zhvillimet, pasi roli i Dumfris është vendimtar në skemat e trajnerit Kivu. Me rikthimin nga angazhimet me kombëtaret, zikaltrit do të përballen menjëherë me Milanin dhe mungesa e holandezit do të ishte një goditje e rëndësishme në prag të sfidës.