TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka fitues në pjesën e parë mes Anglisë dhe Shqipërisë, në sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të botërorit. Në fraksionin e parë, loja ishte mjaft e hapur, me rastet që nuk munguan nga të dyja krahët.
Rastin më ideal për kuqezinjtë e pati Hysaj, i cili për fare pak sa nuk befasoi mysafirët me një goditje nga distanca. Edhe Thomas Strakosha u thirr disa herë në apel, duke i mohuar golin anglezëve.
Shqipëria kishte disa raste interesante, ku më i spikaturi ishte Elseid Hysaj në minutën e 18-të, i cili goditi fuqishëm nga jashtë zonës, por topi kaloi pak mbi traversë.
Mesfushori Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 15-të, ndërsa Hysaj u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në minutën e 26-të, duke u zëvendësuar nga Ivan Balliu.
Jarrod Bowen kishte rast të mirë, por Thaomas Strakosha bërit pritje të madhe.
Anglia tregoi përvojë dhe kontroll në mesfushë, ndërsa rrezikoi edhe me Declan Rice që pati një rast në minutën e 43-të, ku portieri Strakosha arriti ta ndalonte.
Kronika
39’ Uorton është lojtari i parë i ndëshkuar me të verdhë pas një faulli ndaj Asllanit.
38’ Në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuan me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion.
36’ Zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vë në provë reflekset e Strakoshës.
35’ Një pasim nga e majta e sulmit kuqezi kalon në zonën angleze pa u devijuar nga futbollistët e Shqipërisë.
35’ Kuqezinjtë fitojnë disa herë radhazi topin në mesfushë, por nuk gjejnë pasimin e duhur për t’u shfaqur rrezikshëm para portës kundërshtare.
29’ Zbritje e rrezikshme e kuqezinjve që tentojnë të thumbojnë para portës, aksioni i Uzunit bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.
28’ Anglezët provojnë të rrezikojnë me anë të një goditje dënimi, në fund është Strakosha ai i cili kontrollon sferën.
25’ Hysaj nuk mund të vazhdojë dot më për shkak të probleme fizike, vendin e tij në fushë e merr Ivan Balliu.
18’ Hysaj del në sulm dhe lëshon një gjuajtje të befasishme që shkon jo shumë lart mbi traversë. 17’ Rajs është ai i cili tenton përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por çon sferën lart mbi traversë.
15’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.
13’ Një goditje këndi e Anglisë harkohet rrezikshëm në zonë ku Laçi fiton faull pas një ndërhyrje të Stouns.
7’ Kejn jep një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptojnë gjithçka dhe ndalojnë sulmin e anglezëve.
5’ Hoxha del mirë në të majtën, harkimi i tij devijohet në këndore nga Stouns.
4’ Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te Rajs në zonë ku mesfushori e ul dhe gjuan menjëherë, por gjen përgjigjen e Strakoshës.
1’ Anglezët e nisin menjëherë në sulm duke fituar një goditje këndi falë Eze në krahun e majtë.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.