TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Romelu Lukaku duhet të mungojë për disa muaj te Napoli. Kampionët e Italisë konfirmuan dëmtimin e rëndë të pësuar në miqësoren me Olimpiakosin.
Tashmë nevojitet afrimi i një tjetër sulmuesi për skuadrën e Kontes. Emri i parë që doli në skenë ishte i Joshua Zirkze, megjithatë Mançester Junajtid ka kthyer menjëherë përgjigje negative.
Në anën tjetër, Junajtid është gati të negociojë për largimin e Hojlund. Ky i fundit është përfolur edhe te Milani.
Në rast se Napoli e mendon si opsion do të kthehej në garë mes dy klubeve italiane. Vetë Tare tregonte dje se Hojlund është opsion për Milanin.